Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në cilësinë e kryetarit të Këshillit për Zhvillimin e Rajonit Planor të Pollogut, sot me kryetarët dhe përfaqësuesit e komuanve të rajonit të Pollogut mbajti seancën e radhës ku u diskutua për projektet e përbashkëta.
Në mbledhje u miratua formimi i “ICARE”, ndërkaq u bisedua edhe për projektet e QZHRPP-së dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin e rajonit të Pollogut siç është krijmi i platformës rajonale Sistemi gjeografik informativ, përpilimi i dokumentacionit për depërtimin dhe ndërtimin e rrugës alternative magjistralja Gostivar-Kërçovë deri te deponia Rusino, planet shtetërore urbanistike për Rusinon, përpilim i planit ideor te udhëkryqi në rrugën rajonale nga Vërtoku deri te udhëkryqi në Hanet e Mavrovës dhe projekte tjera që prekin rajonin e Pollogut.
Ndryshe, Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut është person juridik i themeluar nga të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale që janë pjesë përbërëse e rajonit planor të Pollogut.