Tashmë ka përfunduar Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili u zhvillua sot në Bruksel.
Pas deklarimeve të shumta, ky Samit ka përfunduar me realizimin e një fotografie të përbashkët të të gjithë liderëve.
Pas përfundimit të këtij Samiti, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka patur një takim dypalësh me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Këtë e ka bërë të ditur Vuçiq përmes një postimi në Facebook.
Ndryshe takimi BE-Ballkani Perëndimor zgjati prej më shumë se tri orë dhe tema kryesore e diskutimit ishte mënyrat e forcimit të integrimit të rajonit në BE.
Ndryshe Kosova është përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani, e cila ndër të tjerash theksoi se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave pasi kushtet për këtë janë plotësuar që moti. /arbresh.info/