Rojet detare greke kanë zhvilluar kërkimin e tretë dhe të fundit të premten për gjetjen e trupave nga anija e përmbytur e cila po transportonte emigrant ku besohet se janë qindra persona që po mungojnë, transmeton Gazeta Metro.
Kërkimi i pa ndalur ka vazhduar në brigjet e Greqisë Jugore pavarësisht se nuk ka shpresë që të gjinden të munguarit tjerë pasi që shenja jete apo trupa nuk kanë parë rojet detare që nga e mërkuria ku janë shpëtuar 104 persona dhe janë gjetur 78 trupa tjerë.
Shumica e të shpëtuarëve janë akomoduar të premten në stregat për emigrant afër Athinës ku janë dërguar nga qyteza port e Kalamatas, raporton The Associated Press.
Nëntë përsona të gjithë nga Egjipti janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje nën akuzat për kontrabandim dhe pjesëmarrje në krim. 27 nga të shpëtuarit vazhdojnë të jenë të hospitalizuar.
Zëdhënësi i Rojeve Detare Nikos Alexiou, duke cituar rrëfimet e të shpëtuarëve tha se në anije ka pasur edhe gra me fëmijë dhe gjithashtu ka thënë se numri i të munguarëve pavarësisht se nuk dihet sakt besohet të jetë me qindra./gazetametro.net