LajmeRajon

Asnjë kamionë nga Serbia nuk lejohet të hyjë në Kosovë

Asnjë kamionë nga Serbia nuk është duke u lejuar të hyjë në territorin e Kosovës, pas vendimit të Qeverisë Kurti, ku para pak ditësh mori vendim për ndalimin e hyrjes se kamionëve me produkte dhe targa serbe.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavilevci.

“Nuk kemi pasur asnjë hyrje, është duke u zbatuar masa e sigurisë për ndalimin e hyrjes”, ka pohuar ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, më 14 qershor, ka marrë vendim për të shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. Ky vendim është marrë pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.

Tre policët kosovarë u arrestuan brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe, ndërsa sot sipas mediave serbe ata pritet të dalin para trupit gjykues.

Vendosja e kryetarëve të rinj shqiptar në katër komunat veriore, Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ka nxitur reagime të ashpra të serbëve lokalë.

Në këto komuna që nga data 26 maj ka pasur zhvillime të njëpasnjëshme, serbët protestuan dhunshëm për disa ditë, ku tentuan të hyjnë më forcë në objektet e komunave.

Grupe kriminale serbe sulmuan ushtarë të KFOR-it, policë dhe ekipe të mediave. Zhvillimet e fundit në veri kanë nxitur reagime të ashpra nga ndërkombëtarët të cilët edhe kërkuan nga Qeveria e Kosovës të ulin tensionet. 

Show More

Related Articles

Back to top button