Tre policëve të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua masa e paraburgimit.
Burime të REL bëjnë të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë e mori vendimin pas kërkesës së prokurorit publik të këtij qyteti.
Tash për tash nuk është e qartë kohëzgjatja e paraburgimit.