Mjekët në Afganistan kanë thënë për BBC se shumë fëmijë mund të jenë vrarë nga tërmeti i së mërkurës.
Më shumë se 1,000 njerëz vdiqën nga tërmeti, shiu i dendur dhe terreni i thyer po pengojnë punonjësit e shpëtimit, transmeton Telegrafi.
Besohet se një numër i njerëzve janë ‘varrosur’ në rrënojat e shtëpive të rrëzuara shpesh të ndërtuara nga balta nga tërmeti me shkallë 6.1 ballë.
Autoritetet talebane kanë bërë thirrje për më shumë ndihmë ndërkombëtare. Rrjetet e komunikimit janë gjithashtu të goditura keq.
“Ne nuk mund të arrijmë në zonë – rrjetet janë shumë të dobëta”, tha një zëdhënës i talebanëve nga agjencia e lajmeve Reuters.
Kombet e Bashkuara janë ndër ato që përpiqen të ofrojnë strehim urgjent dhe ndihmë ushqimore për zonat e largëta në provincën Paktika që u godit më keq. /Telegrafi/