LajmeRajon

Protestues të maskuar në Leposaviq sulmuan gazetarët, rrahën brutalisht një kameraman

Në Leposaviq janë sulmuar gazetaret nga protestuesit serbë, të cilët po qëndrojnë që nga mëngjesi para komunës.

Gazetarja je RTK-së, Venera Xhoxhaj, ka treguar se protestuesit i kanë gjuajtur me gurë ekipet e medieve, Tëvë1, RTV Dukagjini, RTK, Klan Kosova dhe KTV.

“Na kanë gjuajtur me gurë, disa kolegë derisa kanë qenë duke u larguar, janë rrëzuar, dhe kameramanit tonë, Bardh Bekteshi, e kanë shtyrë duke e rrëzuar pastaj edhe sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe trup””, ka thënë Xhoxhaj.

Protestuesit serbë në Leposaviq kanë gjuajtur me shok-bomba në drejtim të gazetarëve, ndërsa këto veprime i bënë derisa ministri Elbert Krasniqi po largohej nga objekti komunal me veturë.

Show More

Related Articles

Back to top button