LajmeRajon

Vuçiç: Kërkojmë tërheqjen e forcave speciale dhe lirimin e serbëve të pafajshëm në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një deklaratë për media, ka kërkuar tërheqjen e menjëhershme të forcave speciale nga veriu i Kosovës dhe lirimin e serbëve, të konsideruar prej tij si të pafajshëm.

“Ju arrestuat Milan Milenkoviç dhe thoni se është lider famëkeq i kriminelëve nga veriu i Kosovës, e keni arrestuar Millovan Bozhoviçin më 1 prill 2023. Aktakuza ende nuk ka dhe dyshohet për një krim të rëndë, se ka qenë para komisionit komunal të zgjedhjeve kur u inatosën dhe donin të hynin në atë ndërtesë, për të cilën arrestuan disa persona të tjerë dhe i vunë në arrest shtëpiak. Dhe çfarë bënë? Epo, asgjë, hodhën një fishekzjarr “, tha Vuçiç.

Presidenti paralajmëroi se do të marrë vendime lidhur me hapat e mëtejshëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Vuçiç sqaroi se për këtë vendim, nuk do të konsultohet me askënd, teksa shtoi se nëse vendos të shkojë në Bruksel për situatën me Kosovën, do të jetë vendim taktik pasi me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti nuk ka dialog.

Ai ka theksuar se në periudhën e ardhshme do të merren vendime për hapat e mëtutjeshëm kur është fjala për Kosovën dhe Serbinë dhe se Serbia nuk do të konsultohet me askënd për këtë.

 “Një bisedë e tillë është e pakuptimtë, pasi nuk ka kuptim sepse çdo dialog krize është rreth – hajde Vuçiç diku dorëzohu dhe bëj diçka. Nuk kam ku të dorëzohem më tej, do ta bëja për të miliontën herë, por nuk kam ku, nuk kam çfarë të dorëzohem dhe pikë. Dhe nëse do të paraqitem apo jo, do t’ua jap atë mundësi apo jo – do të vendos për këtë, do të jetë vendimi ynë taktik”, tha Vuçiç.

Kujtojmë se tensionet në veri erdhën pas zgjedhjes së 4 kryetarëve të komunës së Mitrovicës së Veriut, Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçan, ku serbët lokalë u ngritën në protesta duke kundërshtuar zgjedhjen e Kryetarëve të rinj. Protestat u shoqëtuan me përplasje nga ana e serbëve lokalë me pjesëtarët e KFOR-it, çfarë solli dhe plagosjen e 41 pjesëtarëve të KFOR.

/rtsh.al/

Show More

Related Articles

Back to top button