Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë Komisioni për çështjet e zgjehdjeve dhe emërimeve, Komisioni për mbrojtje dhe siguri, Komisioni për financim dhe buxhet, ndërsa do të mbahet edhe takim pune i Grupit parlamentar interpartiak (GPIP) për të drejtat e personave LGBTI.
Në rend dite të mbledhjes së Komisionit për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve, është konstatimi dhe propozimi për zgjedhje të gjykatësve të Gjykatës kushtetuese të RMV-së.
Në mbledhje të Komisionit për mbrojtje dhe siguri është propozimi i vendimit për ndryshim të Vendimit për miratim të vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të RMV-së, për shkak të rrezikut të lartë nga vëllimi i shtuar i hyrjes dhe tranzitimit të emigrantëve nëpër territorin e RMV-së dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik nga emigracioni ilegal në kushte të ekzistimit të pandemisë së shpallur nga OBSH-ja për virusin SARS CoV-2 dhe parandalim nga përhapja e tij, me çka rrezikohet siguria, shëndeti dhe prona e popullatës.
Komisioni për financim dhe buxhet, ndërkaq do të vazhdojë me debatin e amandamenteve rreth ribalancit të Buxhetit.
Në Kuvend sot në suaza të takimeve të GPIP për të drejtat e perosnave LGBTI do të diskutojë në temën “Qasja drejt shërbimeve sociale dhe shëndetësore për njerëzit LGBTI në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Anëtarët e Komisionit për mbrojtje dhe siguri do të mbajnë takim pune me ministren e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska.