Policia greke ka mundur të gjejë trupin e pajetë të 27-vjeçares nga Polonia, Anastasia Rubinskam, e cila u raportua e zhdukur që prej të hënës në ishullin Kos në Greqi.
Trupi i 27-vjeçares u gjet i dekompozuar në një moçal nga një prej vullnetarëve që i ishte bashkuar ekipit të kërkim-shpëtimit.
Trupi i vajzës u gjet i zhveshur dhe i mbështjellë me çarçaf, ndërsa pjesa e sipërme ishte e mbuluar me një qese plastike.
Pasgjetjes së trupit, policia tani po fokusohet në zbardhjen e krimit të tmerrshëm, ku i dyshuari kryesor është një 32-vjeçar nga Bangladeshi i arrestuar të shtunën.
Vendndodhja ku Anastasja u gjet e vrarë, e mbuluar me gjethe dhe degë, është rreth një kilometër nga shtëpia e 32-vjeçarit.
Telefoni celular i saj u gjet gjithashtu gjysmë kilometër larg shtëpisë së të dyshuarit, me kartën SIM të hequr.
Mediat greke raportuan se gjurmë të ADN-së së 27-vjeçares u gjetën në shtëpinë e të dyshuarit dhe se hetuesit policorë vunë re shenja gërvishtje në trupin e 32-vjeçarit.
Raportohet se i dyshuari i tha policisë se Anastasia dhe ai kishin kryer marrëdhënie në shtëpinë e tij para se ta linte në një vend ku do ta merrte partneri i saj.
Rubinska kishte mbërritur në ishullin Kos në Dodekanez me partnerin e saj polak për të punuar në një hotel në zonën Tigaki-Marmari gjatë sezonit të verës.
Ajo u raportua e zhdukur nga partneri i saj të martën, i cili i tha policisë se Anastasia e kishte kontaktuar mbrëmjen e së hënës për t’i thënë se ishte e dehur dhe pak më vonë ajo i dërgoi vendndodhjen e saj të saktë në mënyrë që ai të shkonte ta merrte. Por kur mbërriti, nuk gjeti njeri aty dhe celulari i saj ishte i fikur.
Policia bën me dije se po vijon hetimet në lidhje me zbardhjen e ngajrjes, ku si i dyshuar tashmë është marrë dhe shoku i dhomës së 32-vjeçarit.