Juventusi është i interesuar për mbrojtësin e Leicester City, Timothy Castagne.
Reprezentuesi belg ka deklaruar se pret të largohet nga Leicester këtë verë pas rënies së tyre nga kategoria.
Arsenali po ashtu është i interesuar në shërbimet e Casrangne.
Megjithatë, Daily Mail thotë se Juve po synon mbrojtësin dhe është i gatshëm të ofrojë 15 milionë euro.
Castagne u largua nga Atalanta dy vjet më parë për t’u bashkuar dhelprave.