Në bisedimet midis Blinkenit dhe kryediplomatit Qin të dielën duket se ka pasur pak përparim konkret në një sërë mosmarrëveshjesh, përfshirë Tajvanin, tregtinë, të drejtat e njeriut dhe pikëpamjeve të ndryshme sa i përket luftës në Ukrainë.
Blinken theksoi “nevojën për të ulur rrezikun e perceptimit të gabuar dhe keqllogaritjes” në bisedimet e tij me Qin.
Të dyja palët kanë theksuar rëndësinë që të lehtësojnë vizitat e qytetarëve të të dyja shteteve dhe u pajtuan që të punojnë për rritjen e fluturimeve civile, njoftim që rriti aksionet e linjave ajrore kineze.
Blinken dhe Qin, po ashtu, shprehën dëshirën për të stabilizuar raportet dypalëshe pavarësisht se një zyrtar amerikan tha se mes shteteve ka dallime “të thella” dhe u pajtua që Qin do të vizitojë Uashingtonin për të vazhduar bisedën. Megjithatë, nuk është bërë e ditur ndonjë datë për këtë vizitë.
“Ky do të jetë një proces i diplomacisë së qëndrueshme”, tha një zyrtar i lartë i DASH-it të dielën, i cili foli në kushte anonimiteti.
Në shkurt, vizita e Blinkenit në Kinë u shty pas një balone të dyshuar të spiunazhit të Kinës, e cila fluturoi mbi hapësirën ajrore amerikane. Incidenti me balonën përkeqësoi raportet mes dy ekonomive më të mëdha në botë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është takuar me presidentin kinez, Xi Jinping, gjatë vizitës së tij dyditore në Kinë.
Presidenti kinez tha se me SHBA-në kanë arritur disa marrëveshje.
“Të dyja palët kanë bërë përparim dhe kanë arritur marrëveshje në disa çështje specifike. Kjo është një gjë e mirë”, tha ai.
Ai i bëri thirrje SHBA-së që të japë “kontribute më pozitive” për të stabilizuar raportet Kinë-SHBA.
“Shpresoj që përmes kësaj vizite, zoti sekretar ju do të jepni kontribute më pozitive për të stabilizuar raportet Kinë-SHBA”, tha Jinping.
Paraprakisht, më 19 qershor, Blinken diskutoi për Tajvanin dhe çështje të tjera me diplomatin e lartë kinez, Wang Yi, në Pekin, në ditën e fundit të vizitës së tij në Kinë që synon të parandalojë që mospajtimet ndërmjet dy fuqive të shkojnë drejt konfliktit.
Blinken është sekretari amerikan i Shtetit që viziton Kinën pas pesë vjetësh. Të hënën ai zhvilloi një bisedë treorëshe me Wang, thanë zyrtarët e Departamentit amerikan të Shtetit.
Duke i përshkruar raportet SHBA-Kinë si në pikën më të ulët, Wang tha se rrënjët e problemeve janë në perceptimin e gabuar të SHBA-së për Kinën.
“Ne duhet të kemi një qasje përgjegjëse ndaj qytetarëve tanë, historisë dhe botës dhe të largohemi nga kjo spirale në rënie e raporteve SHBA-Kinë”, tha Wang gjatë takimit me Blinkenin, sipas një komunikate të lëshuar nga Ministria e Jashtme kineze.
Një ditë më parë, Blinken u takua me ministrin e Jashtëm kinez, Qi Gang. Takimi zgjati më shumë se shtatë orë e gjysmë dhe u përshkrua si takim “konstruktiv”.
Wang i bëri thirrje SHBA-së që të ndalë së spekuluari për kërcënimet nga Kina, të heqë dorë nga “shtypja” e zhvillimit shkencor dhe teknologjik të Kinës dhe të frenohet nga ndërhyrja në punët e saj të brendshme, raportoi media shtetërore kineze.
Sa i përket Tajvanit, ishullit vetëqeverisës që Pekini pretendon se është pjesë e Kinës, Wang tha se “Kina nuk ka hapësirë për kompromis dhe koncesione”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Jashtme kineze.
SHBA-ja prej kohësh ndjek një politikë “të paqartësisë strategjike” lidhur me atë nëse do të përgjigjej ushtarakisht nëse Tajvani do të sulmohej, opsion që Pekini refuzon që ta përjashtojë.
Kur u pyet vitin e kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Uashingtoni do ta mbronte Tajvanin në rast të një pushtimi kinez, edhe pse ndihmësit e tij më vonë thanë se këto komente nuk paraqesin ndryshim të qëndrimit të SHBA-së që për kohë të gjatë mbështet atë që njihet si politika “Një Kinë”.
Zyrtarët amerikanë, po ashtu, kanë theksuar se SHBA-ja nuk mbështet pavarësinë e Tajvanit.