Bilanci i fundosjes së anijes me emigrantë pranë brigjeve greke është tragjik.
Mbi 300 shtetas pakistanezë rezulton të kenë humbur jetën pas incidentit të peshkarexhës së mbingarkuar me njerëz, tragjedia më e fundit kjo që ekspozon krizën me të cilën përballet Bashkimi Europian teksa mijëra vetë vazhdojnë të kërkojnë një strehë të sigurt në Europë nga lufta, persekutimi dhe varfëria.
Kryetari i parlamentit në Pakistan, Muhammad Sadic Sanjrani, publikoi shifrën e re ndërsa i përcolli ngushëllimet e tij familjeve të prekura nga fatkeqësia.