LajmeMaqedoni

MPB: 180 gjoba në Shkup për shkelje të rregullave në trafik

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë sanksionuar gjithsejtë 180 vozitës, dhe atë: 25 për tejkalim të shpejtësisë, 19 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

Sipas njoftimit të MPB-së u janë shqiptuar dhe 30 gjoba motoçiklistëve, 10 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve dhe 15 për makina të parregullta dhe të paregjistruara.

Show More

Related Articles

Back to top button