LajmeRajon

Prishtina me aksion për largimin e qenve endacak, kush adopton një qen subvencionohet me 50 euro në muaj

Komuna e Prishtinës me vendim të kryetarit, Përparim Rama, ka nisur të hënën mbrëma aksionin për largimin e qenëve endacak nga rruga dhe dërgimin e tyre në strehimore të licencuar nga agjencia e veterinës dhe ushqimit, ku do të trajtohen si duhet dhe përgatiten më pas për adoptim.

Kështu bëhet e ditur në njoftim për media nga komuna.

Nisjen e këtij aksioni e kanë përcjellë drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica dhe këshilltarët Bajram Gecaj e Pëllumb Bajçinovci.

” Ky aktivitet do të vazhdojë për ditët në vazhdim. Qëllimi është që qentë të largohen nga rruga dhe të vendosen në strehimore të licensuar nga AVUK-u, ku do të trajtohen në mënyrë humane, dhe komuna do të vazhdojë të subvencionojë këtë strehimore për qentë që do t’i mbajë, ku do t’i përgatisim edhe për adoptim” ka deklaruar Fushtica.

Po ashtu bëhet e ditur se Komuna po ashtu është duke e përgatitur rregulloren për trajtimin e qenëve endacak, ku përfshihet edhe mënyra se si mund të adoptohet një qen i tillë, të cilin do ta trajtojë falas në çfarëdo kohe veterinari i Kryeqytetit në qendrën për trajtimin e tyre e cila gjendet në Hajvali të Prishtinës dhe do të hapet së shpejti.

“Do t’i subvencionojmë edhe qytetarët që janë të interesuar të adoptojnë qentë. Një person që e merr një qen do të subvenciohohet me 50 euro në muaj. Qytetarët mund t’i marrin deri në 5 qenë” ka deklaruar drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica.

Po ashtu bëhet e ditur se 1 milionë e 300 mijë janë ndarë se Komuna e Prishtinës për trajtimin e qenëve endacak.

Show More

Related Articles

Back to top button