LajmeRajon

Osmani për vizitë pune shkon në Tajlandë dhe Singapor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Tajlandë dhe Singapor ku do të takohet me përfaqësues të lartë shtetëror.

Kjo është vizita e parë e një kreu të shtetit të Kosovës në këto dy shtete të Azisë Juglindore.

Sipas një komunikate për media gjatë qëndrimit në Tajlandë, Presidentja do të pritet nga kryeministri i Tajlandës, Prayut Chan-o-cha.

Kurse në Samitin “Global Summit of Women”, Osmani do të flasë për rolin dhe potencialin e grave në realitetin e ri.

E para e vendit, gjithashtu do të marrë pjesë edhe në një forum ekonomik të organizuar nga Këshilli Diplomatik dhe Oda Ekonomike e Tajlandës ku do të diskutohen mundësitë e tërheqjes së investitorëve nga ky shtet, por edhe mundësive ekonomike që i ofron Kosova.

Pas vizitës në Tajlandë, Presidentja Osmani do ta vazhdojë vizitën në Singapor, ku pritet të takohet me homologen e saj, Presidenten Halimah Yacob, kryetarin e Parlamentit Tan Chuan-Jin, ministren e Lartë të Shtetit për Zhvillim Kombëtar dhe Punë të Jashtme, Sim Ann dhe me Ministrin e Lartë të Shtetit, dr. Mohamad Maliki Bin Osman./21Media/

Show More

Related Articles

Back to top button