
Në Dhomat e Specializuara në Hagë, po vazhdon të merret në pyetje dëshmitari i njëmbëdhjetë i Prokurorisë, në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Seanca është duke u mbajtur e mbyllur për publikun. Prej kur ka filluar, seanca po vazhdohet të mbahet në seancë private.
Ekipet e mbrojtjes së të akuzuarëve pritet që ta marrin në pyetje për jo më shumë se dy orë, këtë dëshmitar.