LajmeRajon

Lajçak: Kosova nuk do të jetë në qendër të vëmendjes pas Vitit të Ri

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë vëmendjen e tanishme të faktorit ndërkombëtar për të normalizuar marrëdhëniet, pasi siç tha ai, “Kosova nuk do të jetë në qendër të vëmendjes pas Vitit të Ri.

“Vitin e ardhshëm BE-ja shkon në zgjedhje. Edhe SHBA-ja po ashtu ka zgjedhje presidenciale. Mund tëe jemi në lojë të re pas zgjedhjeve. Duhet të kthehemi në dialog sa më shpejtë. Kalendari po ec shpejtë. Kosova nuk do të jetë në qendër të vëmendjes pas Vitit të Ri“, tha Lajçak, njofton rtv21.tv.

Me këtë u pajtua edhe i dërguari special i SHBA-së, Gabriel Escobar, i cili tha se beson se dy shtetet mund ta implementojnë marrëveshjen e Ohrit sa më shpejtë.

“Serbia ka filluar implementimin që përfshin njohjen e flamurit, dopkumenteve dhe mospengimin e Kosovës për anëtarësim në organizata euro-atlantike, ndërsa Kosova duhet të fillojë implementimn e Asociaconit. Kurti u pajtua për këtë përmes marrëveshjes së Ohrit“, tha Escobar.

Escobar dhe Lajçak për draft- Asociacionin e Ramës: Është serioz dhe konstruktiv

Emisari i BE-së Miroslav Lajçak, dhe ai i SHBA-së Gabriel  Escobar  e konsideruan konstruktiv draftin për Asociacionin të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

“Ishte konstruktiv, serioz . I bëj thirrje njerëzve që ta lexojnë”, tha Lajçak, përcjell portali rtv21.tv

“Edhe unë e shoh si serioz dhe konstruktive”, pohoi edhe Escobar.

Escobar: Sfidoj çdokënd që të na tregoj se ku u treguam të butë me Serbinë

Emisari i SHBA-së Gabriel Escobar tha se gjithçka që ka bërë SHBA deri më tani ka qenë në favor të Kosovës.

I pyetur se a është e vërtetë që po e ledhatojnë Serbinë dhe po tregohen të më të rreptë ndaj Kosovës dhe Kurti Escobar tha: “Gjithcka që kemi bërë ka qenë në favor të Kosovës. Serbia nuk ka dashur që ne ta njohim Kosovën shtet, por ne e bëmë. Serbia bëri presion që zgjedhjet në veri të mos bëhen, por ne e bëmë. Tha që zgjedhjet të mos shihen si legjitime, por ne i njohëm si të tilla. Sfidoj çdokënd që të na tregoj se ku u treguam të butë me Serbinë“.

Lajçak optimist se Kurti dhe Vuçiq do t’i përgjigjen pozitivisht dialogut

Emisari i BE-së, Mirolav Lajçak u shprehur optimist se kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të shkojë në Bruksel për dialog me Serbinë.

Ai pohoi se takimi në kuadër të dialogut do të mbahet shumë shpejt.

“Nuk mendoj se eskalimi është në interes të Kurtit. Kurti është demokrat, beson në sundim të ligjit Dhe unë besoj se ata do të vijnë në Bruksel për dialog ata kurrë nuk thanë jo, do të mbajmë dialog shumë shpejt”, tha Lajçak, përcjell portali rtv21.tv

Ai porositi se nëse nuk do të dëgjohen këshillat e BE-së hapat e ardhshëm do të jenë ndëshkime.

“Nuk mund t’i thuash BE-së, SHBA -së dhe NATOS se jeni gabim ndërsa unë kam të drejtë“, Lajçak

Lajçak e Escobar kërkojnë që policët e Kosovës të lirohen “menjëherë”

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë bërë thirrje për lirmin e policëve kosovarë të kidnapuar nga forcat serbe në Kosovë. Ata kanë thënë se kjo ësjtë kërkesë e BE-së dhe SHBA-së.

“Ne themi menjëherë. Pozicioni ynë është se nëse janë kidnapuar apo kanë hyrë gabimisht në territorin e Serbisë, s’e kanë pasur këtë qëllim. Ata duhet të kthehen”, ka thënë Escobar në “Atlantic Council” të martën. Lajçak ka miratuar kërkesën e SHBA-së duke thënë se pajtohet me të.


Lajçak dhe Escobar sot mbajnë diskutim për Kosovën dhe Serbinë

Emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai evropian, Miroslav Lajçak sot duke filluar nga ora 15:00 sipas kohës sonë do të mbajnë diskutim publik lidhur me rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Progresi i fundit në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes dialogut Beograd-

Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja kërcënohet nga përshkallëzimi i tensioneve në veri të Kosovës, thuhet në njoftimin e Këshliit Atlantik./21Media

Show More

Related Articles

Back to top button