LajmeRajon

Kurti: Serbia ta ndalojë dezinformimin dhe të lirojë policët tani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje sërish Serbisë që të lirojë tre policët e kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor.

Kurti ka thënë se se tashmë është konfirmuar që policët janë zënë në pritë nga forcat serbe.
Derisa ka kërkuar nga Serbia që të ndalë dezinfomimin.

“Tani kemi konfirmuar se 3 policët tanë të ndaluar ilegalisht u zunë në pritë dhe u rrëmbyen nga forcat serbe gjatë pushimit të përbashkët të drekës nga një patrullë rutinë kontrabande në territorin e Kosovës. I bëj thirrje Serbisë që të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Show More

Related Articles

Back to top button