Raportimet për bomba kanë mbërritur në adresat e disa institucioneve në Beograd, mëson Euronews Serbia.
Në fjalë janë Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike (ETF) në Beograd, pastaj KBC Zvezdara dhe Akademia Mjekësore Ushtarake (VMA), si dhe Aeroporti Nikola Tesla.
Kontrollet policore janë në vazhdim, por ende nuk dihen detaje në lidhje me ngjarjen.