Kryeministri britanik Rishi Sunak pritet në fjalimin e mbajtur në konferencën për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e Ukrainës, pritet të ofrojë 3 miliardë dollarë garanci kredie për investitorët që vendosin të investojnë në Ukrainë.
Në fjalën që nis duke lavdëruar zgjuarsinë dhe shpirtin e Ukrainës, Sunak kërkon të jap një mesazh: “Rusia dëshiron të shkatërrojë ekonominë e Ukrainës, por njerëzit po dhe do të vazhdojnë me biznesin në rrugët e Kievit”.
Ukraina ishte një “mundësi e madhe investimi” para luftës, por pushtimi “vetëm ka vërtetuar se sa shumë ka për të ofruar Ukraina” – tha Sunak.
Kryeministri britanik vuri në dukje se ekspertiza teknologjike e Ukrainës, ka zhvilluar një aplikacion për të gjurmuar përdorimin nga Rusia të dronëve Shahed iranian.
400 biznese nga 38 vende janë nënshkruar në Kompaktin e Biznesit të Ukrainës, vijoj më tej Sunak, duke njoftuar gjithashtu një kornizë të re për sigurimin e rrezikut të luftës, që synon të ndihmojë bizneset të investojnë në Ukrainë.