GostivarLajme

Delegacion i MPB për vizitë në Muftininë e Gostivarit / Shqyrtohen masat preventive për therrjen e kurbanave

Më datë 21 qershor 2023 (e mërkurë), në selinë e Muftinisë së BFI-Gostivar, qëndroi një delegacion nga Ministria e Punëve të Brendshme e Qeverisë së RMV, respektivisht z. Berat Abduli-inspekor i lartë i Njësisë Preventive-Tetovë dhe z. Mernush Ferati-inspektor i pavarur për çështje të krimit. Ata u mirëpritën nga referentët e Muftinisë s BFI-Gostivar, H. Telat ef. Sadiku dhe H. Mallzim ef. Zendeli.

Ndër pikat e takimit ishin edhe masat preventive për therrjen e kurbanave në Muftininë e Gostivarit nga besimtarët islam të territorit të Gostivarit me rrethinë. Po ashtu, besimtarët islamë të kenë kujdes të madh gjatë therrjes së kurbanit dhe të mos i hudhin mbeturinat dhe lëkurat e kurbanit në ambiente të hapura, por t’ua gjejnë vendin adekuat, aty ti hudhin dhe pastaj ti mbulojnë me dhe.

Nëse lihen mbi tokë, lehtë mundet të vijë deri te paraqitja e ndonjë sëmundje. U diskutua edhe për masat represive për ata që nuk do të respektojnë vendimet e lartpërmendura. Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë.

Show More

Related Articles

Back to top button