Inteligjenca amerikane: Lufta në Ukrainë përfundon në fund të këtij viti
Lufta kundër Rusisë do të arrijë një pikë kthese nga mesi i gushtit dhe do të përfundojë deri në fund të vitit, ka thënë kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës.
“Pika kyçe do të jetë në pjesën e dytë të gushtit. Shumica e aksioneve luftarake aktive do të kenë përfunduar deri në fund të këtij viti. Si rezultat, ne do të riorganizojmë fuqinë ukrainase në të gjitha territoret tona që kemi humbur, përfshirë Donbasin dhe Krimenë, tha gjenerali Kyrylo Budanov.
Ai tha se Rusia po pësonte humbje të mëdha dhe tha se nuk ishte i befasuar nga shkalla e tyre, duke qenë se fuqia ruse ishte një “mit”.
“Europa e sheh Rusinë si një kërcënim të madh. Ata kanë frikë nga agresioni i saj. Ne kemi luftuar Rusinë për tetë vite dhe mund të themi se kjo fuqi ruse shumë e reklamuar është një mit.
Nuk është aq e fuqishme. Është një turmë njerëzish me armë”.
Ai gjithashtu pretendoi se disfata ruse në Ukrainë do të çonte në largimin e presidentit rus Vladimir Putin dhe se një grusht shteti tashmë po zhvillohet kundër tij.
Për më tepër, Putin ishte në një “gjendje shumë të keqe psikologjike dhe fizike dhe ai është shumë i sëmurë”. Thashethemet për shëndetin e keq të Putinit kanë qarkulluar kohët e fundit, por Guardian nuk ka qenë në gjendje t’i vërtetojë ato.