Konsumatorët gjermanë mund të përballen me një dyfishim ose trefishim të kostove të tyre të energjisë, të cilat në disa raste tashmë janë midis 30 dhe 80 për qind më të larta për shkak të rritjes së çmimeve nga vjeshta e kaluar.
Kreu i rregullatorit të rrjetit Bundesnetzagentur, Klaus Mueller tha se ata kanë konsideruar skenarë të ndryshëm, dhe shumica e tyre “nuk janë të bukur dhe nënkuptojnë ose shumë pak gaz në fund të dimrit ose situata tashmë shumë të vështira në vjeshtë ose dimër”.
Gjermania nisi fazën 2 të tre planit të saj emergjent të gazit të enjten, i cili fillon kur qeveria sheh një rrezik të lartë të mungesës afatgjatë të furnizimit me gaz. /abcnews.al/