LajmeSport

Zyrtare, Juventus blen totalisht kartonin e sulmuesit polak

Milik mbetet tek Juventusi. Sulmuesi polak i lindur në vitin 1994, pas sezonit të luajtur si i huazuar te bardhezinjtë, është zyrtarisht lojtar i Juventusit.

“Klubi i Futbollit Juventus S.p.A. njofton se ka ushtruar të drejtën e opsionit për blerjen përfundimtare të performancës sportive të lojtarit Arkadiusz Krystian Milik nga Olimpik Marsej, për një shumë prej 6.3 milionë euro, që paguhet në tre vjet, duke filluar nga korriku 2023.

Nëse plotësohen disa kushte të caktuara gjatë kohëzgjatjes së kontratës një shumë prej 1.1 milion € mund të rritet në favor të Olimpik Marsej-ws. Milik do të jetë pjesë e Juventusit deri më 30 qershor 2026″.

Show More

Related Articles

Back to top button