LajmeMaqedoni

Idrizi: Në Komunën e Tearcës me rreth 22 mij banorë, për 2 vite promovohet e 2-ta kazino

Këshilltari i Aleancës për Shqiptarët në Komunën e Tearcës, Valon Idrizi ka reaguar pas fillimit me punë të kazinos në fshatin Tearcë, informon portali “tetova1”.

Idrizi në facebook ka shkruar:

Reklame

Nuk kanë të ndalur investimet kapitale nga ana e pushtetit në rajonin e Tetovës, tani duke i shtrirë investimet në territorin e komunës së Tearcës.

Komunë me rreth 22 mij banorë, për 2 vite promovohet e 2-ta kazino, me distancë 2Km afër njëra-tjetrës, duke mos i llogaritur shume lojëra fati që gjenden brenda çdo bastore sportive të këtij rajoni.

Kazinot janë një ndër problematikat më të mëdhaja të shumë probleme që i kemi.
Me një kazino prezente sikur filluam të mësohemi, tani edhe e dyta nuk na habit sepse e dijmë se në rradhë është e treta.

Ne kemi imunitet të tepruar sepse neve asgjë nuk na duket tepër. Ne jemi imun dhe vetëm numërojmë të këqijat që na imponohen në shoqëri dhe presim të keqën tjetër që do na ofrohet.
As këto dukuri nuk kanë fund, derisa do vije momenti që neve të na shkatërrohet familja para syve, për arsye të këtyre dukurive negative që ne sot i anashkalojmë.

Ne vuajmë nga një pushtet që na varfëron dhe na ofron kazinot për tu pasuruar.

Show More

Related Articles

Back to top button