Alternativa dega në Kumanovë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq ka shpallur aksionin me moton “Dhuro gjak shpëto jetë”.
Aksioni do të realizohet me 28 qershor, ditë e martë në zyrën e Alternativës në Kumanovë prej ora 9 deri në ora 14.
Luten të gjithë dashamirët dhe vullnetarët që t`i përgjigjen pozitivisht thirrjes tonë.
Mysafir special në ditën e aksionit do të jetë, ministri i shëndetësisë, Bekim Sali.