BotaLajme

227 emigrantë u shpëtuan pranë ishujve Kanarie të Spanjës

Të paktën 227 migrantë u shpëtuan pranë ishujve Kanarie të Spanjës të enjten, thanë zyrtarët, një ditë pasi u raportua për vdekjen e më shumë se 30 emigrantëve tjerë.

Shërbimet e urgjencës thonë se rojet bregdetare i panë emigrantët duke udhëtuar me gomone pranë ishujve Lanzarote dhe Gran Canaria në Atlantik.

Një numër prej tyre u dërguan në spital për t’u trajtuar por janë më lëndime të lehta.

Të mërkurën, dy organizata bamirëse thanë se më shumë se 30 emigrantë mund të jenë mbytur pasi gomonja e tyre u përmbyt  në Gran Canaria.

Autoritetet spanjolle thanë se punonjësit e shpëtimit gjetën trupat e pajetë një të mituri dhe një burri dhe shpëtuan 24 persona të tjerë.

Megjithatë, organizatat bamirëse “Walking Borders dhe Alarm Phone”  thanë se rreth 60 njerëz kishin qenë në bord.

Helena Maleno Garzon, nga Walking Borders, tha se 39 persona ishin mbytur, duke përfshirë katër gra dhe një foshnjë, ndërsa Alarm Phone tha se 35 persona ishin të zhdukur.

Të dyja organizatat monitorojnë varkat e migrantëve dhe marrin telefonata nga njerëzit në bord ose të afërmit e tyre, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Show More

Related Articles

Back to top button