Presidenti Stevo Pendarovski sot në një ceremoni solemne me “Medalje për merita” do t’i dekorojë Lazar Leçiqin, pas vdekjes Blagoja Georgievski Bushtur, Vladimir Bogoevski, Nase Nasev dhe Borçe Kostovski.
Dekorimi, siç informojnë nga Kabineti i presidentit, u ndahet sportistëve të shquar, të mëdhenjve dhe legjendave që lanë gjurmë të qëndrueshme në terrenet sportive dhe ofruan një kontribut të madh për afirmimin e sportit dhe vendit të Maqedonisë.