BotaLajme

Shkon në 1150 numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan

Autoritetet talibane në Afganistan njoftuan se kishin ndërprerë operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 22 qershorit që goditi pjesën lindore të vendit, teksa numri i viktimave tashmë ka shkuar në 1150 persona.

Abdul Wahid Rayan, drejtori i agjencisë shtetërore të lajmeve ‘Bakhtar’ tha se numri i viktimave sipas raportit të fundit ka arritur në 1150 persona nga 1000 që ishin raportuar më parë, ndërsa të plagosurit janë të paktën 1600.

Më herët, më 24 qershor, Muhammad Nassim Haqqani, zëdhënësi taliban i Ministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive, tha për mediat se mbi 10 mijë banesa ishin shkatërruar pjesërisht ose plotësisht në tërmetin që goditi pjesën lindore të vendit, pranë kufirit me Pakistanin.

“Operacionet e shpëtimit kanë përfunduar”, – deklaroi Haqqani, pa dhënë shpjegime të mëtejshme se përse po ndalonin operacionet e kërkim shpëtimit, vetëm 48 orë pas tërmet tragjik.

Më 22 qershor, Haqqani i tha Radios Evropa e Lirë se ishte e vështirë të merreshin informacione të sakta për dëmet për shkak të gjendjes së keqe të rrjetit telefonik në disa zona. Ai tha se furnizimet me medikamente dhe ndihma të tjera kritike ishin të pamjaftueshme.

Tërmeti me magnitudë 6.1 goditi rreth 160 kilometra në juglindje të Kabulit, në një rajon malor me vendbanime të vogla. Provincat Paktika dhe Khost u goditën më së shumti, duke shkaktuar dëmë dhe viktima.

Show More

Related Articles

Back to top button