LajmeMaqedoni

Osmani: Miratimi i rezolutës në Parlamentin bullgar do ta bllokojë procesin evropian në periudhë afatgjate

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot ka reaguar në lidhje me miratimin e mundshëm të propozimit francez (rezolutës) në Parlamentin bullgar, pasi i njëjti mbrëmë kaloi në Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, ku sipas Osmanit u vendosën ndryshime pikërisht pikat më delikate të cilat nuk ishin definuar nga propozimi francez, marrë parasysh ndjeshmërinë.

“Dy fjalë qëndrojnë ndërmjet suksesit dhe mossuksesit të Bashkimit Evropian në rajon. Fjala “protokoll”, në kornizë, si paradigmë e çështjeve historike dhe fjala “hapje” në paragrafin gjashtë nga përfundimet e Këshillit. Që të dy fjalët nuk janë në propozimin francez si vendime finale, por janë që vendosura (një pjesë e tyre edhe në kllapa) si çështje për ta cilat nuk mund të arrihet pajtueshmëri për shkak pozicionit të Republikës së Bullgarisë. Miratimi i sotëm i rezolutës në Parlamentin bullgar, në të cilin potencohen pikërisht këto dy çështje do të bllokojë procesin evropian në periudhë afatgjate, njëherazi do t’i paralizojë instrumentet e Marrëveshjes për Miqësi në kohë afatgjate”, ka shkruar Osmani, raporton Tv21, përcjell Telegrafi.

Show More

Related Articles

Back to top button