LajmeMaqedoni

“16 të dënuar në 16m2 me 8 krevate”, Zyberi thotë se burgjet janë të mbingarkuara

Avokati i Popullit Naser Zyberi në konferencën e sotme për shtyp tha se nga kontrollet që kanë kryer është konstatuar se burgjet në vend janë të mbingarkuara. Zyberi tha se mbipopullim me të burgosur është vërejtur në burgun e Idrizovës, Shtipit, burgun e Shkupit, Tetovës, Strumicës dhe Manastir. Ai si shembull dha burgun e Idrizovës ku në 16m2 janë të vendosur 16 të burgosur.

“Gjatë kontrollit në këtë institucion kemi konstatuar se vendosen 16 persona në një hapësirë, për shembull në hapësirën me 16m2 me 8 krevate janë gjetur 16 të dënuar, ndërsa në hapësirë tjetër me 19m2 janë gjetur 12 persona. Në pjesën më të madhe të hapësirave kushtet janë joadekuate”, deklaroi Zyberi./tv21.tv

Show More

Related Articles

Back to top button