Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian do të shqyrtojë mënyrat për të ndihmuar më tej Ukrainën, në veçanti miratimin e një paketë të re ushtarake prej 3.5 miliardë eurosh.
Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell para fillimit të Këshillit të Ministrave të BE-së në Luksemburg.
“Sot, Këshilli i BE-së do të miratojë një ndihmë të re shtesë ushtarake për Ukrainën prej 3.5 miliardë eurosh. Mendoj se është më e rëndësishme se kurrë që ne të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën.
Sepse ajo që ndodhi këtë fundjavë tregon se lufta kundër Ukrainës po gërryen fuqinë ruse dhe po ndikon në sistemin e saj politik. Ne po monitorojmë nga afër se çfarë po ndodh. Por tani është koha për të mbështetur Ukrainën më shumë se kurrë.
Kjo është pikërisht ajo që ne synojmë të bëjmë”, tha Borrell.
Duke iu referuar rebelimit të Wagner, Borrell tha se “përbindëshi që krijoi Putin me Ëagnerin tani po e sulmon atë.
Në të njëjtën kohë, Borrell vuri në dukje, lidhur me zhvillimet e fundit në Rusi, se “nuk është mirë të shihet se një fuqi bërthamore si Rusia të hyjë në një fazë paqëndrueshmërie politike. Është diçka që duhet marrë parasysh”.
Në fund ai vuri në dukje se “sistemi politik rus tregoi se është i brishtë dhe fuqia e tij ushtarake po plasaritet.
Kjo është një pasojë e rëndësishme e luftës në Ukrainë”.
/abcnews.al