BotaLajme

Zelensky mirënjohës ndaj SHBA-së për 450 milionë dollarë shtesë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se vendi i tij është “mirënjohës” ndaj presidentit amerikan, Joe Biden dhe popullit amerikan për paketën e fundit prej 450 milionë dollarësh në ndihmë ushtarake.

Administrata Biden njoftoi të enjten ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën, me Shtetet e Bashkuara që i dhanë vendit të goditur nga lufta katër sisteme të tjera raketash të shumëfishta dhe municione artilerie për sisteme të tjera.

Paketa, e cila do të merret nga rezervat ekzistuese të Departamentit të Mbrojtjes, përfshin gjithashtu 18 anije patrullimi për monitorimin e brigjeve dhe lumenjve, si dhe armë të vogla, transmeton rtv21.tv.

Pjesa më e rëndësishme e paketës janë katër sistemet shtesë të raketave të artilerisë së lartë (HIMARS), automjete me rrota të afta për të lëshuar breshëri raketash të drejtuara në objektiva deri në afërsisht 40 milje larg.

“Me përpjekje të përbashkëta do të çlirojmë tokën ukrainase nga agresori rus!”, përfundoi ai./21Media/

Show More

Related Articles

Back to top button