Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia.
Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan se e konfirmon se tre policët e rrëmbyer janë liruar.
Ai ka thënë se edhe pse janë të gëzuar që po kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet të qortohet. Kurti shton se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.
“Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, shkruan ai.