LajmeSport

Rabiot merr vendimin final për të ardhmen te Juventusi

Adrien Rabiot do të rinovojë me Juventusin të mërkurën. Klubi bardhezi ka arritur marrëveshje me agjenten, që është në fakt nëna e mesfushorit francez.

Pasi shqyrtoi të gjitha zgjidhjet e mundshme, duke qenë se kontrata që e lidh me klubin e Juventusit skadon më 30 qershor, Rabiot më në fund vendosi të vazhdojë aventurën e tij në Torino.

Rabiot do të jetë ende siguria e mesfushës së Allegrit, i cili shtyu fort dhe ushtroi presion për ta mbajtur francezin. Maks Alegri e donte shumë këtë rinovim, ai do të vazhdojë t’i besojë çelësat e mesfushës francez. Pra, do t’ia fillojë sërish nga ai dhe cilësia e tij në driblime dhe futje drejt portës kundërshtare. Oferta që iu bë ishte 7 milionë euro pagë në vit, në fund Adrien u bind dhe zgjodhi sërish “Zonjën e Vjetër”.

Show More

Related Articles

Back to top button