LajmeRajon

Tentoi të vetëdigjet me benzinë, i riu përfundon në spital

Një 31-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet pranë kthesës së Kamzës. Policia thotë se i riu ka lyer veten me benzinë dhe ka pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Autoritetet kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur transportimin e tij në spitalin e djegies plastike në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet, të cilat e kanë detyruar të riun të ndërmarrë këtë akt ekstrem. Ai po mbahet nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button