Para pak çastesh, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) përmes një postimi zyrtarë ka filluar të prezantojë ekipin për Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, duke filluar nga sporti i xhudos.
Në edicionin e 19-të të Lojërave Mesdhetare, Kosova do të përfaqësohet nga tetë xhudistë, pjesë e të cilëve është edhe e arta Olimpike, Distria Krasniqi, përcjell KosovaPress.
Ndërkaq, ekipi kosovar i xhudos do të jetë nën udhëheqjen e trajnerit Driton Kuka dhe ndihmës-trajneres, Majlinda Kelmendi.
Po ashtu, pjesë e ekipit është edhe gjyqtari, Fatmir Salihaj.
Më poshtë mund të gjeni xhudistët që përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Distria Krasniqi (kategoria -52 kilogramë)
Akil Gjakova (kategoria -73 kilogramë)
Loriana Kuka (kategoria -78 kilogramë)
Laura Fazliu (kategoria -63 kilogramë)
Flaka Loxha (kategoria -57 kilogramë)
Erza Muminoviq (kategoria -48 kilogramë)
Arbër Kullashi (kategoria -81 kilogramë)
Shpati Zekaj (kategoria -100 kilogramë)