BotaLajme

Spanja e prekur nga vala e të nxehtit, në Madrid janë matur 45 gradë

Spanja është prekur nga vala e parë e të nxehtit të verës me temperatura jashtëzakonisht të larta që kaluan 40 gradë Celsius.

Në Madrid gjatë ditës së sotme janë shënuar në disa vende 45 gradë Celsius, ndërsa temperatura jashtëzakonisht të larta janë shënuar edhe në qytetet jugore të Seviljes dhe Kordobës.

Instituti i Meteorologjisë (AEMET) ka lëshuar një paralajmërim për tetë nga 17 rajonet autonome të Spanjës. Ekipet e mbrojtjes civile në rajonin e Andaluzisë në jug të vendit, ku edhe temperaturat po arrijnë në 44 gradë, janë në gatishmëri.

Ditën e djeshme temperatura më e lartë ditore prej 43.8 gradë Celsius është matur në El Granada, zonë në provincën e Huelvës në Andaluzi.

Spanja, e cila përjetoi vitin më të nxehtë në histori vitin e kaluar, mund të bëhet një nga vendet e Bashkimit Evropian që do të preket më shumë nga ndryshimet klimatike, paralajmërojnë ekspertët.

Show More

Related Articles

Back to top button