LajmeRajon

Fredi Beleri nuk do të lejohet të betohet si kryetar i Bashkisë së Himarës, MPJ greke: Autoritetet shqiptare po e privojnë nga posti

Fredi Beleri nuk pritet të betohet sot si kryetar i Bashkisë së Himarës, pasi Gjykata e Posaçme vendosi të refuzojë kërkesën e avokatëve të tij, të cilët kërkuan që ai të lirohej ose të paktën të shoqërohej për t’u paraqitur në ceremoninë e betimit të planifikuar për sot.

Fredi Beleri nuk do të jetë në Himarë, nuk do të betohet para këshillit bashkiak, pra nuk do të jetë ende zyrtarisht kreu i kësaj bashkie.

Reagimi nga Ministria e Jashtme Greke ka psur në lidhje me këtë vendim të gjykatës, ku shprehen se autoritete shqiptare po privojnë nga posti i kryetarit të Bashksiëë së Himarës, Fredi Belerin, edhe pse nuk ka një vendim të formës së prerë për të.

“Ky refuzim tani tregon, përtej çdo dyshimi, se qëllimi i autoriteteve shqiptare është ta privojnë atë, pa një dënim përfundimtar dhe pa u akuzuar, nga posti i kryetarit të bashkisë, në të cilën ai u zgjodh në mënyrë demokratike nga qytetarët e vendit”, thekson Ministria e Jashtme greke në një deklaratë.

Kujtojmë se Fredi Beleri është i arrestuar dhe në burg për akuzën e shitblerjes së votës. Që ai të ushtrojë detyrën për të cilën u votëbesua në 14 maj, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” duhet të betohet, në të kundërt ai nuk çertifikohet si kryebashkiak i Himarës.

Mundësinë e radhë për tu ulur në karrigen e të parit të Himarës, Fredi Beleri e ka në 15 korrik. Pas rekursit, Gjykata e Lartë do të vendosë për masën e sigurisë, nëse do të lërë në fuqi arrest me burg apo do ta ndryshojë në arrest në shtëpi.

Show More

Related Articles

Back to top button