Dmitry Savluchenko, një politikan pro-rus i emëruar nga forcat ruse si kreu i administratës për rininë, familjen dhe sportin në qytetin e pushtuar Kherson, u vra mëngjesin e sotëm.
Informacioni u konfirmua nga agjencia ruse pro regjimit RIA Novosti, e cila raporton se ai u vra “në një sulm terrorist”.
Ukrainasit, logjikisht, e pritën vdekjen e Savluchenkos krejt ndryshe, raporton theguardian.
“Partizanët tanë shënuan një fitore tjetër”, shkroi në Facebook, Serhiy Klan, një këshilltar i kreut të administratës ushtarake të rajonit Kherson, duke shtuar se “një aktivist pro-rus dhe tradhtar u hodh në erë me veturën e tij në Kherson”.
Diplomati ukrainas dhe ish-ambasadori i atij vendi në Austri, Oleksandr Sherba, ka publikuar në Twitter një fotografi të trupit të pajetë të Savluchenkos, ku shihet edhe vetura e shkatërruar.
“Dmitry Savluchenko, një nga tradhtarët e Khersonit të pushtuar, u eliminua mëngjesin e sotëm. Jeta e një tradhtari është e shkurtër këto ditë në Ukrainë”, ka shkruar Sherba. /Telegrafi/