Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pasi mbrëmë ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me mjet shpërthyes, që sipas ekspertizës dyshohet të jetë granatë dore.
Tutje thuhet se me këto sulme Serbia po tenton ta tensionojë situatën në veri.
“Sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë. Këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit. Ne mbesim vigjilentë dhe të angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në reagimin e MPB-së.