LajmeRajon

Sekretari Blinken i kërkon Kurtit dhe Vuçiçit uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bisedoi sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç për të nxitur uljen e përshkallëzimit të menjëhershëm të tensioneve në veri të Kosovës.

Në telefonatën e tij me kryeministrin Kurti, sekretari Blinken përsëriti thirrjen që kryetarët e tre komunave të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, të bojkotuara nga partitë serbe, të punojnë nga vende alternative. Në komunat veriore qytetarët serbë po vazhdojnë të kundërshtojnë vendosjen në zyrat komunale të kryetarëve shqiptarë.

Sekretari Blinken përsëriti gjithashtu mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për planin trepikësh të BE-së dhe falënderoi kryeministrin Kurti për pjesëmarrjen e tij në takimin e 22 qershorit në Bruksel.

Sekretari Blinken ka mirëpritur lajmin për lirimin e tre policëve të Kosovës. Në telefonatën e tij me Presidentin Vuçiç, Sekretari Blinken përsëriti thirrjen se ata që janë përgjegjës për sulmet ndaj forcave të KFOR-it, duhet të mbahen përgjegjës.

Ai theksoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për planin trepikësh të BE-së dhe i kërkoi Serbisë që të ndërmarrë menjëherë hapa për të zbatuar angazhimet e saj sipas marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve./VOA

Show More

Related Articles

Back to top button