Mijëra njerëz në Korenë e Veriut morën pjesë në një manifestim në Penian për të përkujtuar 73-vjetorin e luftës mes dy Koreve, në një ngjarje që më pas u kthye në një miting kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas televizionit KRT, më shumë se 120 mijë persona ishin të pranishëm në ceremoninë, që ishte shpërndarë në disa zona të kryeqytetit.
Marshuesit mbanin në dorë pankarta ku shkruhej “I gjithë territori i Shteteve të Bashkuara është nën shënjestrën e armëve tona”, në një shfaqje force për arsenalin ushtarak të vendit.
Më pas, një pjesë e tyre protestuan përpara luftanijes amerikan USS Pueblo, e cila u sekuestrua në Korenë e Veriut në 1968.