Një sulm i armatosur është raportuar afër Konsullatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jeddah të Arabisë Saudite.
Si pasojë u vra roja e kësaj konsullate.
Mediat raportojnë se një person i panjohur e ka ndaluar veturën e tij afër objektit diplomatik amerikan dhe ka dalur me armë në dorë.
Mësohet se nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vdekur edhe autori i sulmit, përcjell Klankosova.tv
Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi.
Derisa autoritetet po e hetojnë rastin.