LajmeMaqedoniRajon

INSTAT: Rritet eksporti i produkteve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, zvogëlohet importi i produkteve të Maqedonisë në Shqipëri

Në pësë muajt e parë të vitit eksporti shqiptar në Maqedoninë e Veriut është rritur për pothuajse 1,7 miliardë lekë ( 15,7 milionë euro) krahasuar me të njëjtën periudh të vitit të kaluar.

Sipas të dhënava zyrtare në Institutin për statisikë, INSTAT, për shkëmbimin tregtar të jashtëm, në periudhën janar-mar, në Maqedoninë e Veriut janë eksportuar mallra me vlerë rreth 9,2 miliardë lekë ose 82,2 milionë euro.

Përkundrejt rritjes së eksporteve shqiptare, importi i produkteve të Maqedonisë në Shqipëri është në rënie.

2Në këtë periudhë raportuese është vërejtur rënie e importit të mallrave nga Maqedonia e Veriut për 813 milionë lekë (7,5 milionë euro). Sipas të dhënave, importet rezultojnë në shifrat 5,8 miliardë lekë (53,7 milionë euro) kundrejt 6,6 miliardë lekëve (61,1 milionë euro) në pesëmujorin e parë të vitit 2022″, thekson INSTAT.

Produktet më të eksportuara janë ende produktet e freskëta: domatet, kastravecat, peshku i freskët, agrumet e freskëta, produktet e brumit, etj.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA 2006 dhe që nga viti 2011 tregtia mes dy vendeve është liberalizuar dhe funksionon pa detyrime doganore. 

Show More

Related Articles

Back to top button