Një shpërthim ka ndodhur në pikën e kontrollit policor te “Tre rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
Ai ka thënë se dyshohet se me një mjet piroteknik i kombinuar me lëndë djegëse është sulmuar një kioskë e Policisë, por që nuk ka të lënduar.
“Po rreth orës 03:00 të mëngjesit është djegur pika statike e Policisë së Kosovës”, ka thënë Elshani, ndërsa ka shtuar se në rastin e ngjarjes nuk ka pasur policë aty.