BotaLajme

Shefi i OKB: Bota përballet me katastrofën nga mungesa e ushqimit

Sekretari i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka thënë se bota përballet me një katastrofë për shkak të mungesës në rritje të ushqimit në mbarë globin.

Antonio Guterres tha se lufta në Ukrainë i ka shtuar mungesat e shkaktuara nga ndryshimet klimatike, pandemia e koronavirusit dhe pabarazia për të prodhuar një krizë të paprecedentë urie globale që tashmë prek qindra miliona njerëz, raporton Al Jazeera.

“Ekziston një rrezik real që zi buke të shumta do të shpallen në vitin 2022”, tha ai në një mesazh drejtuar zyrtarëve nga dhjetëra vende të pasura dhe në zhvillim të mbledhur në Berlin.

Show More

Related Articles

Back to top button