Ngjarja ka ndodhur në në lagjen Primavalle në Romë pas zbulimit të trupit të një vajze romake 17-vjeçare, Maria Michelle Causo: Një tjetër e mitur dyshohet se e goditi me thikë për vdekje, dhe më pas autori është përpjekur që të zhdukë trupin e saj.
Ka qenë një kalimtar i rastit që ka parë dhe të miturin I cili përmes një karroce me një qese të madhe të zezë po tentonte që të hidhte në kazan plehrash trupin e adoleshentes, por kalimtari ka parë se nga karroca pikonte gjak dhe menjëherë ka njoftuar policinë.
“E pashë atë djalin të zbriste me një karrocë dhe një qese të madhe të zezë mbeturinash nga e cila pikonte gjak”, ka thënë dëshmirtari.
Kur oficerët e policisë, pasi u lajmëruan, mbërritën në vend, gjetën disa njolla gjaku që të çonin nga një derë e një ndërtese në një kosh mbeturinash në via Stefano Borgia, një rrugë në lagjen e klasës punëtore që ndodhet në kuadratin periferik të veriperëndimit në kapitale.
Ndërkaq në lidhje me këtë ngjarje dyshohet se shkak mund të jetë bërë shtatzania e të miturës. Autori është vënë në pranga dhe po jep detaje në lidhje me këtë ngjarje.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë ku një 17 vjeçar ka vrarë me thikë një bashkëmoshatare të tijën.