BotaLajme

KIM JONG UN KËRKON FORCIMIN E AFTËSIVE MBROJTËSE TË KORESË SË VERIUT

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un zhvilloi një takim me zyrtarë të lartë ushtarakë, ku urdhëroi forcimin e aftësive mbrojtëse të vendit.

Sipas medias shtetërore KCNA, gjatë takimit janë ngritur shqetësime rreth shtimit të mundshëm të armëve bërthamore taktike.

Takimi vjen në një kohë kur janë shtuar dyshimet se Peniani mund të kryejë testin e parë bërthamor në pesë vitet e fundit, për të cilin zyrtarët e SHBA dhe Koresë së Jugut kanë thënë se mund të ndodhë në çdo kohë, shkruan Reuters.

Në fillim të muajit qershor, Koreja e Jugut dhe SHBA lëshuan tetë raketa të, në përgjigje të një breshërie raketash balistike të lëshuara nga Koreja e Veriut.

Shteti i izoluar komunist ka testuar dhjetëra raketa në muajt e fundit, duke përfshirë një raketë balistike ndërkontinentale për herë të parë në pesë vjet.

OKB-ja e ndalon Korenë e Veriut nga testet e armëve balistike dhe bërthamore dhe ka vendosur sanksione të rrepta pas testeve të mëparshme.

Show More

Related Articles

Back to top button